Superiore/ Tirana e shkëputur në krye, ja si është situata pas përfundimit të javës së katërt

Superiore/ Tirana e shkëputur në krye, ja si është situata pas përfundimit të javës së katërt

17:39, 19/09/2023

Ndeshjet e javës së katërt të Kategorisë Superiore janë mbyllur me dy sfida shumë interesante dhe rezultate të cilat kanë bërë të qartë se ky sezon mund të ketë çudi jo vetëm në fundin e tij. Sipas strukturës së ndërtuar nga FSHF, rezulton aktualisht se jashtë “FINAL FOUR” për titullin momentalisht janë Vllaznia dhe Partizani.

Vllaznia është mposhtur sot me përmbysje nga Laçi në fushën e këtij të fundit dhe kështu mbetet në kuotën e 5 pikëve në kampionat, por aq sa Partizani me të cilin ndan momentalisht vendin e pestë. Ndërkaq, kurbinasit bëjnë një kthesë shumë të rëndësishme nën drejtimin e Skerdi Bejzades dhe marrin fitoren e dytë radhazi, duke iu bashkuar tashmë Egnatias në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Ndërkaq, Teuta ka bërë një lëvizje të rëndësishme falë fitores 1-0 ndaj Skënderbeut, pasi ekipi i drejtuar nga Longo është në kuotën e 5 pikëve dhe ka marrë një rezultat që i jep më shumë frymëmarrje në vijimin e sezonit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco