Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Totti e Ilary, takim në distancë në stadium: djali i tyre Cristian debutonte kundër Romës

Totti e Ilary, takim në distancë në stadium: djali i tyre Cristian debutonte kundër Romës

16:36, 19/09/2023

Francesco Totti dhe Ilary Blasi u takuan sërish një vit pasi njoftuan ndarjen e tyre. Të dy protagonistët e divorcit më të përfolur në Itali, kanë qenë për herë të parë në të njëjtin event publik. Rasti ishte debutimi i djalit të tij Cristian me Frosinone Primavera, në ndeshjen kundër Romës në Tre Fontane. Mes të dyve kishte ftohtësi të madhe, asnjë përshëndetje dhe asnjë kontakt.

Ish-kapiteni ishte së bashku me partneren e tij Noemi Bocchi me miken e saj Elisa Barbieri dhe bashkëshortin e saj Giancarlo Pantano. E nga ana tjetër ish-prezantuesja e Ishullit të të famshmëve shoqërohej nga Melissa, e fejuara e djalit të madh. Në tribunë ishte edhe trajneri i Romës, José Mourinho, në anën e kundërt me Francesco Totti.

Asnjë shikim dhe asnjë përshëndetje mes të dyve. Totti mbeti në zonën e tribunës të rezervuar për të afërmit e lojtarëve. Ilary, ndërkohë, inkurajoi Cristian disa metra përpara, së bashku me prindërit e saj Roberto dhe Daniela. Totti e Ilary nuk janë takuar as në parking, pasi kanë zbritur nga dy hyrje të ndryshme, duke parkuar në dy vende të ndryshme. E vetmja gjë që kanë ende të përbashkët është dashuria për djalin e tyre Cristian. Natyrisht, edhe emocioni kur e panë të futej në fushë në minutën e 88’ për debutimin e tij me Frosinone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco