Ancelotti injoron Manchester Cityn: Nuk është favorit

Ancelotti injoron Manchester Cityn: Nuk është favorit

15:25, 19/09/2023

Real Madridi do të nisë këtë të mërkurë rrugëtimin në Champions League dhe kundërshtari i parë që do të ketë përballë është Union Berlin.

Duke folur në prag të kësaj sfide trajneri i ekipit spanjoll, Carlo Ancelotti, u shpreh se objektivi i parë është që të kalojnë fazën e grupeve, ndërsa vijoi duke thënë se qëllimi kryesor është pjesëmarrja në top 4-shen më të mirë të Championsit.

“Objektivi është të kalojmë fazën e grupeve, pastaj të kalojmë në çerekfinale… dhe të garojmë deri në fund. Mund të themi pa shumë presion që duam të jemi në top katërshen, është një objektiv që ne mund ta arrijmë”, u shpreh italiani.

Më tej tekniku i “Los Blancos” foli edhe për “favoritin kryesor” për ta fituar Championsin, Manchester City-n, teksa theksoi se ky kompeticion gjithmonë ka surpriza.

“Ata kanë një skuadër që i lejoi të fitonin vitin e kaluar dhe që nuk ka ndryshuar shumë. Megjithatë Champions League në fazën finale, gjithmonë rezervon surpriza. Asnjëherë nuk kemi menduar se jemi favoritë, ashtu siç nuk e mendojmë as për City-n, por ata janë kampionët aktualë”, deklaroi Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco