Në Durrës luhet vetëm për pikë të plota, formacionet zyrtare të Teuta-Skënderbeu

Në Durrës luhet vetëm për pikë të plota, formacionet zyrtare të Teuta-Skënderbeu

14:21, 19/09/2023

Teuta luan në shtëpi ndaj Skënderbeut dhe të dyja skuadrat do të synojnë që të marrin maksimumin nga ky takim.

Teuta e Longos duhet të lërë pas turpërimin në Laç dhe vetëm një fitore e ndihmon ndaj Skënderbeut, e nga ana tjetër, korçarët duhet të reagojnë pas humbjes në “Selman Stërmasi”.

Sa i përket formacioneve, Longo ka rikthyer titullar Demirçanin ndërkohë që janë ulur në stol Iljazi dhe Gjinollari.

Gvozdenoviç, ka ulur në stol Shaqen dhe Rashicën.

Formacionet zyrtare

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Gjumsi, Peposhi, Fili, Demirçani

TRAJNER. Diego Longo

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Prençi, Dumfur, Gerço, Rabiu, Ramin, Merlim, Vangjeli, Liço, Nikaj

TRAJNER. Ivan Gvozdenoviç

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco