Lë pas dëmtimin, Hysaj gati për Lazion kundër Atleticos në Champions

Lë pas dëmtimin, Hysaj gati për Lazion kundër Atleticos në Champions

13:41, 19/09/2023

Lazio e Maurizio Sarrit është gati të debutojë në Champions dhe për këtë rast është rikthyer edhe Elseid Hysaj në dispozicion të ekipit italian.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili ka dalë i dëmtuar nga ndeshja e kampionatit ndaj Juventusit të shtunën, është stërvitur dhe është në dispozicion të trajnerit toskan, i cili në kuadër të ndeshjes kundër Atleticos së Madridit, po mendon të startojë për herë të parë Mateo Guenduzin, pasi ai është shfaqur në formë të shkëlqyer kur i është dhënë mundësia.

Kundërshtarët e Simeones kanë një mentalitet të ndryshëm nga ai i Sarrit.

“Vite më parë thashë se mënyra ime e të parit të futbollit ishte ndryshe nga e tija, por kisha vlerësim të madh. Me stilin e tij të lojës arriti sukses si në Spanjë ashtu edhe në Europë. Konfirmoj vlerësimin tim”, tha tekniku italian në konferencën për shtyp. Pas humbjes me Juven në Torino, mendja është vetëm në sfidën e sotme në “Olimpico”: “Është e panevojshme që të ndalemi te ndeshja e shkuar. Duhet të korrigjojmë gabimet. Pres që skuadra të vijojë përmirësimin, duke korrigjuar defektet e fillimsezonit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco