Napoli fiton siguri në mbrojtje, rikthehet Rrahmani

Napoli fiton siguri në mbrojtje, rikthehet Rrahmani

12:40, 19/09/2023

Napoli ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së parë sezonale në Ligën e Kampionëve kundër Bragës në transfertë.

Kampioni italian do të mundë të llogarisë te shërbimet e Amir Rrahmanit të rikthyer pas një lodhjeje muskulore që e kishte pësuar në ndeshjen e Kosovës me Rumaninë.

Qendërmbrojtësi koosvar nuk ishte në sfidën e fundit të napolitanëve ndaj Genoas dhe mungesa e tij në skuadrën e Rudi Garcias u ndje pasi Napoli i pësoi dy gola.

Gjithsesi, duket se tashmë Rrahmani është gati për ta marrë vendin e tij në qendrën e mbrojtjes dhe për ta udhëhequr skuadrën drejt një rezultati pozitiv ndaj Bragës në Portugali. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco