Balack ‘zgjedh’ trajnerin e ri të Gjermanisë

Balack ‘zgjedh’ trajnerin e ri të Gjermanisë

20:08, 18/09/2023

Michael Ballack, ish-mesfushori i Bayern Munchen dhe Chelseat, por edhe i kombëtares gjermane, ka thënë fjalën e tij për trajnerin e ri të mundshëm të Gjermanisë.

Për të ka një profil ideal si udhërrëfyesi i ri teknik gjerman, siç mund të shihet nga deklaratat e tij të raportuara nga As: “Ne duhet të përqendrohemi në më të mirën që ekziston. Unë do të zgjidhja një njeri me përvojë dhe Louis van Gaal është një trajner i jashtëzakonshëm”.

Ballack vazhdon: “Ai definitivisht nuk është një trajner i lehtë, por kjo nuk është një gjë e keqe. Unë mendoj se skuadra ka nevojë për kontribute të reja në planin afatgjatë. Ne ende duhet të mësohemi me faktin se ai ka një pasaportë holandeze”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco