Krenar për aventurën te skuadra angleze, De Zerbi: Po jetoj një ëndërr

Krenar për aventurën te skuadra angleze, De Zerbi: Po jetoj një ëndërr

22:25, 18/09/2023

Roberto De Zerbi është shndërruar në një prej trajnerëve më të vlerësuar në Premier League, teksa po aplikon një futboll shumë tërheqës me Brighton.

Pasi mposhti Manchester United, trajneri De Zerbi foli për kanalin zyrtar të klubit duke theksuar se është duke jetuar një ëndërr.

“Jam shumë krenar për këtë vit të parë me Brighton, është një eksperiencë e pabesueshme. Jam shumë krenar, mbaj mend ndeshjen e parë në ‘Anfield’ kundër Liverpool, ka qenë një nga ditët më të bukura në karrierën time.

Duhet të falenderoj klubin dhe tifozët, por nuk mund të harroj lojtarët dhe personat që punojnë me mua çdo ditë. Më kanë trajtuar në një mënyrë shumë të mirë. Sa i përket mentalitetit mendoj se ndeshja me Manchester Cityn ka qenë më e rëndësishmja në rrugëtimin tonë”, u shpreh tekniku i Brighton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco