Formula 1/ Te Ferrari në entuziazëm pas suksesit në Singapor: Gjithçka ishte e përkryer

Formula 1/ Te Ferrari në entuziazëm pas suksesit në Singapor: Gjithçka ishte e përkryer

11:53, 18/09/2023

Carlos Sainz shijon fitoren që arriti një ditë më parë në pistën e Marina Bay, në Singapor.

Ky është suksesi i parë i “kokëkuqes” këtë sezon të Formula 1, që ndali dominimin e Red Bullit, në një garë ku makina italiane ishte më e shpejta në pistë.

Piloti spanjoll, duke komentuar këtë sukses, tha: “Një ndjesi e jashtëzakonshme. Falënderoj Ferrarin, pasi ka bërë një sforco të jashtëzakonshme për t’u rikthyer te fitorja pas një fillim-sezoni të vështirë. Në Singapor gjithçka ishte e përkryer.

Duhej të menaxhonim mirë gomat dhe gjithçka funksionoi më së miri dhe arritëm të shkojmë deri në fund, duke qenë makina më e mirë. Doja të ruaja ritmin, të menaxhonim situatën, duke çuar makinën në finish në vendin e parë. Jemi në qiellin e shtatë”, tha Carlos Sainz.

Piloti tjetër i “kokëkuqes” monogasku Charles Leclerc, u rendit i katërti, por gara e tij ishte një garë sakrifice, duke ndihmuar shokun e skuadrës të shkëputej e mbante pas rivalët.

“Ishte normale që gjërat të shkonin kështu, këtë strategji e kishim diskutuar edhe para garës. Rëndësi ka fitorja dhe menaxhimi që i bëmë makinës”, tha Leclerc.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco