Milani përgatitet për Championsin, Pioli u beson ndaj Newcastle titullarëve të derbit

Milani përgatitet për Championsin, Pioli u beson ndaj Newcastle titullarëve të derbit

11:15, 18/09/2023

Milani duhet të harrojë sa më shpejt humbjen e tmerrshme 5-1 në derbin ndaj Interit.

Për fatin e mirë të kuqezinjve, sfida e radhës është afër. Skuadra e Stefano Piolit luan të martën përballë Newcastle (18:45).

Bardhezinjtë anglezë zbarkojnë në “San Siro”, dueli i parë i grupit më të fortë në Champions League, ku bëjnë pjesë edhe PSG e Dortmundi.

Trajneri Pioli është përballur me kritika pas turpërimit të radhës në derbi.

Të shumtë janë tifozët që kërkojnë shkarkimin e tij, edhe pse jemi vetëm në javët e para të sezonit të ri. Por a do të ndryshojë ai formacionin titullar?

I sigurt është rikthimi i Fikayo Tomorit, i cili ishte i pezulluar kundër Interit. Anglezi do të zërë vendin e Kjaer në qendër të prapavijës.

Ndërkohë që Pioli nuk ka ndërmend të ndryshojë titullarët e duelit kundër zikaltërve të Inzaghit, edhe pse Musah dhe Pobega “kërcënojnë” vendin e Reijnders në mesfushë.

Chukwueze shpreson ta nisë si titullar në krahun e djathtë të sulmit, por pritet që trajneri t’i besojë sërish amerikanit Pulisic.

Skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë e tifozëve në këtë moment delikat. Dhe ultrasit kuqezi janë gati të mbështetin pa kushte Milanin e tyre, si gjithmonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco