Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Premier League/ Chelsea nuk di të dalë nga kriza, ngec ndaj Bournemouth

Premier League/ Chelsea nuk di të dalë nga kriza, ngec ndaj Bournemouth

17:27, 17/09/2023

Bournemouth-Chelsea ndajnë pikët në takimin e javës së pestë të Premier League, me sfidën që u mbyll me barazim pa gola.

Ritmi i gjithë sfidës u dominua nga “blutë” e Londrës, megjithatë në fund nuk ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës, me ekipin londinez që duket se po kalon një moment aspak të mirë.

Ndonëse golat munguan, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kartonët e verdhë me ekipin e Pochettinos që mori plot pesë të tillë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-0, me Bournemouth që renditet në vend të 15-të me tre pikë, teksa Chelsea pozicionohet ne vend të 14-të me pesë pikë në pesë javë kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco