Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Ibrahimovici shqiptar prezantohet te skuadra e Serie A, huazohet nga Bayern Munchen

Ibrahimovici shqiptar prezantohet te skuadra e Serie A, huazohet nga Bayern Munchen

22:32, 14/09/2023

Një tjetër përforcim nga Bayern Munchen për Frosinonen. Që ka siguruar një tjetër shqiptar nga kampionët e Gjermanisë pas Marvin Çunit.

Skuadra e rikthyer në Serie A, është përforcuar në ofensivë me shërbimet e Arijon Ibrahimovic, i cili u huazua nga bavarezët.

Talenti 17-vjeçar me origjinë shqiptare, u prezantua sot te Frosinone, teksa gjatë fjalës së tij tha:

“Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues.

Frosinone? Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje.

Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot. Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë”, theksoi Ibrahimovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco