Moldavia ‘prish’ llogarinë, fitorja ndaj Ishujve Faroe i fut në garë për nje biletë Europiani

Moldavia ‘prish’ llogarinë, fitorja ndaj Ishujve Faroe i fut në garë për nje biletë Europiani

20:22, 10/09/2023

Moldavia fiton në transfertë ndaj Ishujve të Faroes dhe komplikon disi situatën në Grupin E kualifikues të Euro 2024, një grup në të cilin pjesë është edhe Shqipëria. Moldavët fituan minimalisht me shifrat 0-1 falë një goli të Ratës në minutën e 53-të teksa pas këtij triumfi ngjiten në vendin e dytë me tetë pikë, po aq sa Çekia e vendit të parë dhe një pikë më shumë se Shqipëria e vendit të tretë.

Megjithatë, kuqezinjtë mund të rikthehen shpejt në vendin e dytë pasi presin Poloninë dhe një pikë apo një fitore do t’i rikthente në pozitat e mëparshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco