Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama ka marrë 'malet' e diasporës?

Coutinho ikën në Katar, zyrtarizohet transferimi nga Aston Villa

Coutinho ikën në Katar, zyrtarizohet transferimi nga Aston Villa

21:15, 08/09/2023

 

Philiphe Coutinho ishte një nga emrat më të lakuar në këtë merkato. Braziliani i Aston Villas ishte i kërkuar në Katar dhe së fundmi vjen edhe zyrtarizimi tek klubi i Al-Duhail. Transferimi në Katar u bë i mundur nëpërmjet huazimit, i cili do të jetë i vlefshëm vetëm për një sezon.

Ishte vetë klubi i Aston Villas që zyrtarizoi lajmin për Coutinhon. Kujtojmë se ish-lojtari i Barcelonës e nisi mirë aventurën me Aston Villan, madje shënoi në debutim kundër Manchester United, por më pas rëndësia e tij në skuadër nisi të “zbehej”. Tashmë, Coutinho do të provojë një eksperiencë të re në një tokë të pashkelur më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco