Sergio Ramos mund të kthehet në kombëtaren e Spanjës

Sergio Ramos mund të kthehet në kombëtaren e Spanjës

15:49, 08/09/2023

Trajneri spanjoll Luis de La Fuente nuk ia mbyll derën e kombëtares Sergio Ramosit, tashmë pjesë e Sevillas në La Liga, ekip ku u kthye pas 18 vjetësh.

“Detyra ime është të thërras lojtarët më të mirë të momentit. Këtu janë më të mirët për këto dy angazhime (Gjeorgjia dhe Qiproja). Deri në tetor, nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha trajneri në konferencën për shtypin në lidhje me dëshirën e qendërmbrojtësit 37-vjeçar për të riveshur fanellën e “La Rojas”.

Sfida e fundit e Sergio Ramosit, lojtar që ka veshur më së shumti fanellën e përfaqësueses (180 ndeshje dhe 23 gola) ka qenë kundër Kosovës, në mars të vitit 2021.

“U besoj plotësisht lojtarëve të mi. Çdo ditë që i stërvit, më bën të ndihem më i lumtur dhe krenar që i drejtoj. Në sfidën e radhës do të sillemi në mënyrë që e gjithë Spanja të ndihet krenare ”, shtoi Luis de la Fuente në lidhje me ndeshjen e sotme në Gjeorgji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco