Handanovic, Hazard dhe disa kampionë bote, shumë yje pa ekip

Handanovic, Hazard dhe disa kampionë bote, shumë yje pa ekip

18:27, 02/09/2023

 

Merkato është mbyllur, por jo për të gjithë. Në fakt, ka ende disa lojtarë pa ekip që presin një telefonatë për kontratën e fundit të rëndësishme të karrierës së tyre.

Le të marrim portierët, për shembull: De Gea, Kasper Schmeichel dhe Handanovic janë ende të lirë. I pari ishte në prag të një telefonate nga Real Madrid, por që ndryshoi mendje. Slloveni, i liruar nga Interi pas 11 vitesh, ishte i lidhur me Lazio-n.

Në mbrojtje ka disa kampionë të botës të lirë. Një mbi të gjitha: Sergio Ramos, i liruar nga PSG. Por edhe Mustafi, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014.

Në mesin e fushës është për t’u habitur që ish-ylli i Roma-s dhe Inter-it Nainggolan nuk ka gjetur ende një skuadër, i cila e nisi mirë me SPAL-in vitin e kaluar para se skuadra të binte nga kategoria.

Ish-lojtari i Inter-it M’Vila, Hazard (i cili nuk e gjeti fatin e shpresuar në Madrid) dhe gjithashtu Jesse Lingard, ish-yll i Manchester United dhe Nottingham Forest janë ende pa ekip.

Kalojmë te fantazistët. Juan Mata dhe Papu Gomez, të cilët ndërprenë kontratën me Sevilla-n janë ende të lirë. Së bashku me ta, Tucu Pereyra, i cili gjatë verës ishte lidhur me Inter-in dhe Fiorentina-n pasi u lirua nga Udinese.

Në sulm janë pa skuadër Jovetic, Okaka dhe mbi të gjitha “Bufalo” Alfredo Morelos, ish-sulmues i Rangers. A do të gjejnë një ekip të ri shpejt?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco