Stuttgart dhe Leverkusen shënojnë nga pesë gola, fiton edhe Werder Bremen

Stuttgart dhe Leverkusen shënojnë nga pesë gola, fiton edhe Werder Bremen

17:42, 02/09/2023

 

Bayer Leverkusen dhe Stuttgart nuk e vendosën në dyshim suksesin në këtë javë të tretë të Bundesligas teksa të dyja skuadra shënuan nga pesë gola, respektivisht ndaj Darmstadt dhe Freiburg. “Aspirinat” triumfuan në shtëpi me shifrat 5-1 teksa Boniface ishte ai që shkëlqeu me një dygolësh.

Ndërkohë, në fushë për 80 minuta ishte edhe Granit Xhaka. Pas këtij suksesi, Leverkusen ngjitet në kuotën e nëntë pikëve dhe për momentin kryeson kampionatin ndërsa Darmstadt mbetet në fund me 0 pikë.

Nga ana tjetër, Stuttgart që mposhti 5-0 Freiburg, ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, po aq sa ka edhe Freiburg. Në ndeshjet e tjera, Werder Bremen mposhti 4-0 Mainz, Hoffenheim mposhti 3-1 Wolfsburg dhe Augsburg barazoi 2-2 me Bochum.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco