Tronditet futbolli italian, ish-sulmuesi i Seria A tenton vetëvrasjen

Tronditet futbolli italian, ish-sulmuesi i Seria A tenton vetëvrasjen

21:53, 29/08/2023

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në botën e futbollit.

Mediet italiane bëjnë me dije se Waldemar Victorino tentoi vetëvrasjen, ndërsa edhe pse u dërgua në spital me shenja jete mundësitë për të mbijetuar janë thuajse zero, pasi mjekët kanë informuar se truri i tij ka vdekur.

Ish-sulmuesi i Cagliarit raportohet se po kalonte një periudhë vështirësie ekonomike në ditët e fundit të jetës.

71-vjeçari uruguaian, i cili luajti (ndër shumë të tjerë) me Progreso, River Plate, Deportivo Cali, veshi fanellën e Cagliar-it në sezonin 1982-1983.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco