Partizani rikuperon Grezdën, Mba në dyshim

Partizani rikuperon Grezdën, Mba në dyshim

17:05, 29/08/2023

Partizani në luftë me kohën për të bashkuar sa më shumë copëza e për të zbritur në fushë me një skuadër më të plotë për ndeshjen më të rëndësishme të historisë europiane.

Kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë të enjten në “Elbasan Arena” gjigandët kazakë të Astanës duke e rinisur sfidën nga 90 minutat e transfertës ku u mundën 1-0 dhe më shumë fat arritën të mos pësonin gola të tjerë.

Në Kazakistan, trajneri Zoran Zekic bëri llogaritë me 5 mungesa por më i rëndësishmi ishte qëndërsulmuesi Christian Mba, pasi në disa raste Murataj por edhe Rrapaj nuk u shfaqën të qetë përpara portës duke gabuar raste të pafalshme.

Nëse llogaritet këtu edhe dëmtimi i Eros Grezdës, trajnerit kroat nuk i ngelen në dispozicion shumë alternativa me Maget, Taipin të përshtatur në sulm dhe Carën që do të kërkojë të shënojë minimalisht një gol për të rikthyer barazpeshën.

Në mbrojtje rikthehet Atanaskoski, ndërsa Da Silva vazhdon të mungojë për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me klubin.

Ndeshjen e orës 20:00 do ta drejtojë një katërshe arbitrash turq të kryesuar nga Abdulkadir Bitigen me stemë të FIFA-s që prej vitit 2018. Kjo është hera e parë që ai vendos drejtësi për një skuadër shqiptare ndërsa konsiderohet si një nga arbitrat e së ardhmes në vendin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco