Milan ka rezervuar edhe një goditje të fundit, sulmuesi sakrifikon për t’u bashkuar me 'Djallin'

Milan ka rezervuar edhe një goditje të fundit, sulmuesi sakrifikon për t’u bashkuar me 'Djallin'

16:34, 29/08/2023

 

Milan rezultoi të ishte një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Në fillim, “Djalli” e nisi me një lamtumirë të dhimbshme si ajo e Sandro Tonalit që vendosi ta vijojë karrierën në Angli te Newcastle.

Megjithatë, paratë e arkëtuara nga mesfushori, u vendosën shpejt në qarkullim nga drejtuesit kuqezinj dhe organikës së trajnerit Stefano Pioli iu bashkuan emra si Pulisic, Loftus-Cheek, Reijnders, Okafor, Chukwueze, Pellegrino, Musah, Sportiello apo edhe Romero. Por, te Milan e kanë rezervuar edhe një tjetër goditje në orët e fundit të merkatos.

Fjala është për sulmuesin e Portos, Mehdi Taremi. Iraniani u përfol edhe për një kalim te Inter, por tashmë duket i qartë në zgjedhjen e tij dhe kërkon vetëm të bashkohet me kuqezinjtë. Së fundmi, përfaqësuesit e Taremit do të takohen me drejtuesit e Portos dhe do të heqin dorë nga 15% e kartonit që zotërohej nga vetë lojtari.

Në këtë formë, të gjitha paratë që Milan mund të ofrojë për sulmuesin do të shkojnë vetëm në arkat e portugezëve që tashmë mund të “joshen” nga një sulm final i “Djallit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco