Dita e dytë e grevës, mamaja e Rubiales: Jam gati edhe të vdes për drejtësinë e djalit!

Dita e dytë e grevës, mamaja e Rubiales: Jam gati edhe të vdes për drejtësinë e djalit!

16:30, 29/08/2023

Çështja “Rubiales” po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Spanjë.

Presidenti i Federatës së Futbollit ka përfunduar nën akuzë për puthjen ndaj futbollistet Jennifer Hermoso, teksa tashmë i gjithë opinioni sportiv kërkon dorëheqjen e tij.

Rubiales refuzon duke shkaktuar edhe më shumë irritim, ndërsa nga ana tjetër, mamaja e tij, Angeles Bejar ka nisur një grevë urie në një kishë afër Malagës. Teksa është në ditën e dytë të grevës, Angeles shprehet se është e gatshme edhe të vdesë vetëm që djali i saj të mos shihet si fajtor apo abuzues.

“Do të qëndroj në grevë urie përsa kohë që trupi im do të durojë. Jam gati edhe të vdes vetëm që të vendoset drejtësi për djalin tim. Djali im është një person i ndershëm dhe nuk është e drejtë ajo që po i ndodh”, u shpreh Angeles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco