Nga Spanja, te Italia e Interi! Gjyqtari shqiptar merr një tjetër mision, do të jetë në ndeshjen e yjeve në Arabi

Nga Spanja, te Italia e Interi! Gjyqtari shqiptar merr një tjetër mision, do të jetë në ndeshjen e yjeve në Arabi

14:56, 29/08/2023

Futbolli arab po zhvillohet shumë në vitet e fundit dhe përveç lojtarëve e trajnerëve që kanë qenë të shumtë, shpesh herë edhe arbitrat kanë shkuar për të gjykuar. Kështu, për ndeshjen mes Al Ahli dhe Al Tai, gjyqtarët do të jenë nga Zvicra.

 

Kryesor i takimit do të jetë Fedaji San, i cili ka peshën kryesore ndërkohë që do të ndihmohet nga Sefane De Almeida dhe shqiptari Bekim Zogaj, teksa në VAR do të jetë Lionel Tshudi.

Për Zogajn, nuk është hera e parë që ka rolin e asistentit në ndeshje të rëndësishme, pasi në të shkuarën ka qenë edhe në ndeshjen mes Skocisë e Spanjës, Itali-Hungari, apo edhe në ndeshjen e Championsit, Viktoria Plzen-Inter.

Pjesë e Al Ahli janë yje të futbollit si Mendi, Demiral, Ibanez, Alioski, Kesi, Mahrez apo edhe Firminjo të cilëët u bashkuan këtë verë me skuadrën arabe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco