Cagliari-Inter mbyllin javën e dytë të Serie A, 'zikaltërit' ruajnë ritmin pozitiv në kampionat

Cagliari-Inter mbyllin javën e dytë të Serie A, 'zikaltërit' ruajnë ritmin pozitiv në kampionat

22:46, 28/08/2023

Inter dominon dhe fiton me rezultatin 0-2 ndaj Cagliarit në “Unipol Domus”, në takimin e fundit të javës së dytë të Serie A.

Skuadra e Inzaghit zhbllokoi sfidën në minutën e 21’, me Dumfries që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Thuram.

Ndërsa vetëm nëntë minuta më pas Lautaro dyfishoi avantahzin e “zikaltërve” pas asistit të Dimarcos.

Në fraksionin e dytë Interi pati edhe disa raste të tjera për të thelluar më tej rezultatin, porn ë fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2.

Kështu Cagliari pëson humbjen e parë të sezonit dhe renditet në vend të 15-të me një pikë, teksa Interi merr fitoren e dytë radhazi dhe renditet në vend të tretë me gjashtë pikë, pas Milanit kryesues dhe Napolit të vendit të dytë.

Cagliari-Inter (0-2)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco