Prokuroria nis hetimet ndaj kreut të Federatës spanjolle për abuzim seksual

Prokuroria nis hetimet ndaj kreut të Federatës spanjolle për abuzim seksual

20:25, 28/08/2023

Spanja ka hapur një hetim paraprak ndaj presidentit të Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, pasi ai puthi në buzë lojtaren Jenni Hermoso. Prokurorët janë duke hetuar nëse bëhet fjalë për abuzim seksual. E gjitha erdhi pas deklaratës së Hermoso-s se ajo puthje nuk ishte në mënyrë konsensuale.

Ndërkohë, nëna e kreut të Federatës Spanjolle, Angeles Bejar është futur në grevë. Bejar  është mbyllur në kishën Divina Pastora në Motril në bregdetin jugor spanjoll – qyteti ku u rrit djali i saj dhe ka thënë se do të vazhdojë deri sa të përfundojë “gjuetia çnjerëzore” kundër të birit.

Luis Rubiales ka refuzuar që të japë dorëheqjen duke thënë se ai ka punuar shumë për këtë Federatë, duke e cilësuar puthjen si një shpërthim të emocioneve. Madje, ai ka thënë se ai veprim nuk ka asnjë peshë, është njësoj si një puthje për vajzën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco