Tifozët e Liverpoolit i frikësohen largimit të Salah, Klopp bën të qartë statusin e egjiptianit

Tifozët e Liverpoolit i frikësohen largimit të Salah, Klopp bën të qartë statusin e egjiptianit

19:00, 25/08/2023

Pronarët e pasur të klubeve saudite kanë shfaqur interes serioz për yllin e Liverpool-it, Mohamed Salah, largimi i të cilit padyshim që do t'i trondiste tifozët e “të kuqve”.

Mbrëmë pati informacione se drejt Arabisë Saudite mund të niset edhe egjiptiani i madh që ka në tavolinë një ofertë të pabesueshme nga Al Ittihad.

Për herë të parë menaxheri i kësaj skuadre, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur statusin e Mohamed Salah.

"Mo është një lojtar i Liverpool-it, ai është thjesht i nevojshëm për gjërat që bëjmë. Nuk e di nëse ka ardhur një ofertë, por edhe nëse ka diçka, përgjigja do të ishte - jo", është i qartë strategu gjerman.

Është e sigurt që tifozët e Liverpoolit të paktën u lehtësuan pak pas kësaj deklarate, por ata do të marrin frymë vetëm kur transferimi të dështojë përfundimisht.

Ditët e mëparshme u shfaqën informacione se Al-Ittihad kishte bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për mjeshtrin egjiptian.

Liverpool pret një ndeshje shumë të rëndësishme në Premier League kundër Newcastle në fundjavë dhe Salah do të jetë në dispozicion të Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco