Tragjike/ U përplas me një makinë, ndërron jetë çiklisti 22-vjeçar

Tragjike/ U përplas me një makinë, ndërron jetë çiklisti 22-vjeçar

18:34, 25/08/2023

Bota e çiklizmit është sërish në zi. Çiklisti i ri belg, Tijl De Decker , ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti gjatë stërvitjes. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin e çiklizmit, duke kujtuar rëndësinë e sigurisë rrugore për çiklistët.

Dy ditë më parë, De Decker , një pjesëtar i ekipit të zhvillimit të Lotto-Dstny , u përplas me një makinë gjatë një seance stërvitore në Lier. Pas aksidentit, ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Lierre (Antwerp) ku iu nënshtrua një operacioni . Më pas, De Decker u transferua në Spitalin Universitar të Antwerpen, por pavarësisht të gjitha përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk mundi të kapërcejë dëmtimet e rënda që mori .

Skuadra e Lotto-Dstny ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e çiklistit të ri.

 “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Tijl De Deker, pas një aksidenti në stërvitje të mërkurën e kaluar. Ekipi është zemërthyer nga ky lajm dhe i dërgon të gjithë dashurinë dhe mendimet e tij familjes dhe të dashurve të Tijl në këtë kohë tepër të vështirë”, njoftoi skuadra belge.

Vdekja e De Decker pason atë të çiklistit zviceran Gino Mader, e cila ndodhi në qershor.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco