Futbollisti i zhdukur është gjendur i gjallë në Hungari, i ka falënderuar të gjithë për shqetësimin

Futbollisti i zhdukur është gjendur i gjallë në Hungari, i ka falënderuar të gjithë për shqetësimin

16:56, 25/08/2023

Futbollisti 27-vjeçar i Goricas, Abdullah Talal Hameed, i cili u raportua i zhdukur të hënën, më 21 gusht, u gjet i gjallë dhe me shëndet të plotë në Hungari, njoftoi klubi kroat në faqen zyrtare.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se lojtari gjendej në vendin e tyre, policia hungareze arriti ta gjente futbollistin në fjalë.

“Hameed kontaktoi edhe presidentin e HNK Gorica, Nenad Crnko, për t’i falënderuar të gjithë për shqetësimin e tyre, teksa për rastin do të flas në ditët në vijim”, tha klubi.

Image

Të shtunën, më 19 gusht, Talal u largua nga Kroacia për në Budapest për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri dhe për të lëvizur gjërat.

Bëhet fjalë për një futbollist që ka pasaportë irakiane dhe suedeze dhe që së fundi ka nënshkruar kontratë me Goricën deri në verën e vitit të ardhshëm.

 

Në momentin që e gjetën, Hameed kishte kontaktin e fundit me agjentin e tij të hënën në mëngjes, kur ai i tha se po bënte gati valixhet dhe do të nisej për në Goricë të Madhe për të shkuar në stërvitjen e pasdites.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco