Milan nuk njeh limite, zyrtarizon afrimin e nëntë në merkato

Milan nuk njeh limite, zyrtarizon afrimin e nëntë në merkato

20:24, 22/08/2023

Tani është zyrtare: Marco Pellegrino është një lojtar i ri i Milanit. Njoftimi është bërë nga vetë klubi kuqezi përmes në një njoftim për shtyp në faqen zyrtare, për atë që është nënshkrimi i nëntë i kësaj vere.  Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar kontratë me italianët deri më 30 qershor 2028.

"AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka nënshkuar me Marco Pellegrino nga Club Atlético Platense."

I lindur në Buenos Aires, Argjentinë, më 18 korrik 2002, Marco u zhvillua në radhët e të rinjve të Platense, për të cilin ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 23 mars 2023 dhe shënoi një herë në 17 paraqitje.  Milani do t'i paguajë klubit argjentinas 3 milionë euro, duke garantuar gjithashtu një përqindje në rishitjen e ardhshme. Për Piolin, pra, zgjidhet problemi i  fundit në mbrojtje, që kompleton një repart me karakteristika të ndryshme dhe me një bazë që është edhe një herë shumë e re.

Pellegrino do të mbajë fanellën me numrin 31. Mbrojtës shumë fizik, ka origjinë italiane (në këtë kuptim, federata italiane ka lëvizur në funksion të një natyralizimi të mundshëm). 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco