Problemet e para për sauditët: Klubi i Ronaldos duhet të largojë një lojtar për shkak të...

Problemet e para për sauditët: Klubi i Ronaldos duhet të largojë një lojtar për shkak të...

17:17, 22/08/2023

Sjellja e një numri të madh të yjeve në futbollin saudit mund të krijojë probleme edhe për disa nga klubet dhe lojtarët, e tillë është situata me skuadrën Al-Nassr, për të cilën performojnë Cristiano Ronaldo dhe Marcelo Brozovic.

Klubet saudite kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për të lënë gjurmë në futboll dhe në merkato e kësaj vere kanë sjellë dhjetëra lojtarë të rinj në ligën e tyre. Megjithatë, lindin edhe problemet e para.

Siç raporton “Catalan Sport”, Al-Nassr, një ekip plot yje, do të jetë i pari që do ta ndjejë këtë problem në “lëkurën” e tyre. Kjo është pikërisht arsyeja pse ata do të duhet të heqin qafe një nga lojtarët.

 

Domethënë, nëse Al-Nassr dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve të Azisë, duhet të heqin qafe një nga gjashtë yjet e tyre të mëdhenj, sepse rregullat e garës lejojnë që klubi të ketë vetëm pesë lojtarë të lindur jashtë Azisë.

 

Sport bën të ditur se tashmë është marrë një vendim se kush është. Fjala është për sulmuesin brazilian Anderson Talisca, një futbollist i cili prej vitesh është lojtari më i rëndësishëm i këtij klubi dhe që ka qenë aty para Ronaldos, por edhe para gjithë yjeve të tjerë, ndaj kjo lëvizje ndoshta nuk do t'i pëlqejë shumë.

 

Aktualisht në klub janë gjashtë lojtarë të tillë. Së bashku me Talisca janë Ronaldo, Sadio Mane, Seko Fofana, Marcelo Brozovic dhe Alex Telles.

 

Meqë këta pesë lojtarë, me përjashtim të Taliscas, mbërritën në vitin 2023, pritet që të gjithë të luajnë në Ligën e Kampionëve të Azisë përveç tij. Tani nuk dihet se cili do të jetë fati i tij.

 

Ka mundësi që Talisca të rikthehet te Besiktas, nga ku u largua nga Evropa disa vite më parë, kur u nis drejt Kinës dhe më pas Arabisë Saudite

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco