Roma tenton të transferojë Lukakun, drejtoresha e klubit italian niset drejt Londrës

Roma tenton të transferojë Lukakun, drejtoresha e klubit italian niset drejt Londrës

17:00, 22/08/2023

Drejtoresha dhe menaxherja e përgjithshme e Romës, Lina Souloukou, ka udhëtuar drejt Londrës ku pritet të takohet me drejtuesit e Chelseat në përpjekje për të siguruar transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku.

Lukaku nuk pranoi të kthehej te Interi dhe arriti marrëveshje me Juventusin, por bardhezinjtë duhet të shesin Dusan Vlahovic për të sjellë belgun.

La Gazzetta dello Sport dhe Il Tempo shkruajnë se Roma dëshiron Lukakun në radhët e tyre, ndërsa ai synon të qëndrojë në Evropë dhe të refuzojë ofertat fitimprurëse nga Arabia Saudite.

TMW raporton se Roma mund ta përballojë Lukakun vetëm nëse Chelsea e dërgon në huazim me pagesën e një pjese të pagës, të cilën blutë e kanë refuzuar tashmë në negociatat me Interin dhe Juventusin.

Objektivi i parë i verdhekuqëve është ende Duvan Zapata, por ky i fundit nuk është i sigurt nëse është gati të largohet nga Atalanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco