Cassano bën parashikimin e guximshëm: Ju tregoj katër skuadrat e Serisë A që shkojnë në Champions

Cassano bën parashikimin e guximshëm: Ju tregoj katër skuadrat e Serisë A që shkojnë në Champions

16:30, 22/08/2023

Antonio Cassano nuk “zhgënjen” kurrë me deklaratat e tij, sidomos këtë herë, kur iu desh të bënte një prognozë të Serisë A. Ish-sulmuesi i famshëm italian, i cili akuzon Sarrin për largimin e Igli Tares.

Lazio, dështimi i madh: “Zhgënjimi më i madh këtë vit do të jetë Lazio. Vitin e kaluar thashë se Lazio do të ishte surpriza, sot them se do të jetë zhgënjimi më i madh. Sarri është i mirë, por sa herë e dëgjoj të flasë… ankohet gjithmonë, ka një komunikim m…

Ka një patate të nxehtë këtë vit. Sarri bëri që të largohej Tare. Paredes ishte i lirë, mund të merrej nga Lazio, por në vend të tij erdhi Rovella, një lojtar për 0-0. Në Lecce u zhvillua një nga ndeshjet më të këqija të ekipeve të Sarrit. As Roma nuk do të shkojë në Champions League”.

Milani: “Cardinale bëri një m… që u soll kështu me Maldinin dhe Massaran, duhet të ketë respekt për historinë. Së bashku me Interin apo Juven, skuadrat e tjera që do të shkojnë në Champions League do të jenë Atalanta dhe Fiorentina”.

Roma e Mourinhos: “Roma është në një situatë edhe më të vështirë se vitet e fundit. Ishte ndeshja e parë në Serisë A dhe ishin 3 trajnerë të skualifikuar, pashë sërish Bruno Contin dhe i dërgova një puthje. Bruno kishte licencë, por trajner ishte Rapetti. Roma po mbështetet vetëm te Dybala, nëse ai bën mirë, ata kanë një shans, përndryshe do të kenë shumë telashe këtë vit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco