Gol dhe asist që në sfidën e parë, Giroud: Ky Milan mund të jetë spektakolar këtë sezon

Gol dhe asist që në sfidën e parë, Giroud: Ky Milan mund të jetë spektakolar këtë sezon

10:51, 22/08/2023

 

Olivier Giroud e nisi mjaft mirë sezonin 2023-2024, duke realizuar një gol dhe një asist në fitoren 2-0 që Milan arriti ndaj Bologna jashtë fushe. “Mendoj se trajneri dhe të gjithë janë të kënaqur me paraqitjen që skuadra bëri në këtë ndeshje”, u shpreh sot sulmuesi veteran francez.

“E nisëm mjaft mirë ndeshjen dhe ishim shumë efikasë para portës kundërshtare. Në rezultatin 2-0 mund të menaxhonim disi më mirë, por nuk ishte shumë e lehtë për ne”, u shpreh më tej Olivier Giroud.

Francezi shprehet edhe për golin e parë me fanellën kuqezi të Pulisic, me të cilin ka luajtur dikur edhe te Chelsea. “Jam edhe më i lumtur për golin e parë të Christian. E dimë se sa e rëndësishme ishte për ne kjo fitore, për ta nisur mbarë sezonin”, tha Giroud.

“Kampionati do të jetë mjaft i gjatë e po ashtu edhe sezoni. Që në ndeshjen e parë donim të tregonim se jemi gati për të përballuar këtë sezon të ri dhe ia dolëm mbanë. Ky Milan mund të jetë spektakolar këtë sezon”, u shpreh francezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco