Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Kampionati Arab po rritet’, Neymar: Të gjithë e quajtën të çmendur, por Ronaldo është pioneri

‘Kampionati Arab po rritet’, Neymar: Të gjithë e quajtën të çmendur, por Ronaldo është pioneri

12:06, 17/08/2023

Pas Cristiano Ronaldos, Benzemas dhe shumë të tjerëve, në kampionatin e Arabisë Saudite u transferuar edhe Neymar, me brazilianin që firmosi me klubin e Al-Hilal.

Pas zyrtarizimit te Al-Hilal, ishi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, u shpreh se kampionati arab po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa shtoi se Cristiano Ronaldo është pioner i gjithë kësaj çfarë po ndodh sot me futbollin.

“Jam i emocionuar për të bërë histori në Al Hilal. Jam i motivuar nga sfidat. Kur gjen një sfidë si kjo, është mirë për veten tënde. Saudi Pro Liga po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Ata po ndryshojnë shumë, ata kanë bërë shumë afrime. Ata do të jenë shumë konkurrues, aq më tepër me këto nënshkrime. Shpresoj që klubi të mund të bëjë një fushatë të madhe. Mendoj se konkurrenca është e rëndësishme, prandaj erdha këtu. Cristiano Ronaldo ishte pionieri i gjithë kësaj, të gjithë e quanin të çmendur dhe sot ai sheh kampionatin e Arabisë Saudite duke u rritur gjithnjë e më shumë. Unë po ashtu jam këtu për ta ndihmuar kampionatin të rritet gjithnjë e më shumë”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco