Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndeshja e kthimit e Conference League, trajneri i Partizanit: Nuk duhet të flemë gjumë

Ndeshja e kthimit e Conference League, trajneri i Partizanit: Nuk duhet të flemë gjumë

19:53, 16/08/2023

Partizani do të presë nesër në orën 20:00 Valmieran në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Elbasan Arena”, të vlefshme për turin e tretë në Ligën e Konferencës.

Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Zoran Zekiç ka dalë në një konferencë për shtyp.

Ai është ndalur tek miqësorja me Romën si dhe dëmtimi i Kristian Mbasë.

Ndër të tjera foli për ndeshjen e nesërme ku shpreson që lojtarët të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

“Sigurisht që ndeshja me Romën ishte një eksperiencë e bukur, arritëm një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë por tashmë duhet të jemi vigjilentë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të marrë një rezultat maksimal ashtu siç e kam thënë dhe herë të tjera.

Mba do të jetë mungesa jonë e nesërme, por duhet të përgatitemi për të tilla problemesh pasi në futboll ndodhin këto gjëra, ajo që është e rëndësishme është që jemi kompakt dhe nesër do ta shfaqemi si skuadër e tillë.

Sipas informacioneve që kam, Mba do të qëndrojë të paktën për 10 ditë jashtë fushave, por e rëndësishme është që nuk ka një dëmtim serioz. Valmeira është një skuadër shumë e mirë, Iu kam kërkuar lojtarëve që të besojnë shumë në vlerat e tyre, tek ajo që kanë arritur në ndeshjen e parë, është një rezultat pozitiv, por nuk duhet të flemë “gjumë”, duhet të tregohemi shumë të zgjuar dhe ta interpretojmë ndeshjen ashtu siç i kam dhënë udhëzimet. Edhe pse ndonjëherë nuk më ndjekin si duhet por unë kërkoj që gjithmonë të zbatojnë gjërat që unë jap”, u deklaroi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco