'Edhe unë dua një avion personal', presidenti i Sevillas tallet me Sergio Ramos

'Edhe unë dua një avion personal', presidenti i Sevillas tallet me Sergio Ramos

14:01, 16/08/2023

 

Sergio Ramos ka shpresuar gjatë gjithë verës për t’u rikthyer te Sevilla, skuadra e tij e zemrës. 37-vjeçarit i mjaftoi vetëm një sezon super në ekipin e parë të Sevillas për të siguruar transferimin te Real Madrid për 27 mln euro në verën e vitit 2005.

Në “Santiago Bernabeu” fitoi gjithçka, madje për vite me radhë mbajti edhe shiritin e kapitenit. Duke qenë lideri i Realit. Dy sezonet e fundit i kaloi në Ligue 1 te PSG.

Qendërmbrojtësi është gati të ulë ndjeshëm pagën e tij për t’u rikthyer pas 18 vitesh në “Sanchez Pizjuan”, por ndryshe mendojnë te Sevilla.

Presidenti i rekordmenëve të Europa League, Pepe Castro i ka dhënë fund njëherë e mirë kësaj çështjeje në prononcimin për El Larguero, aty ku nuk e kursen edhe ironinë në lidhje me mbrojtësin e shquar.

“Sergio Ramos nuk ka qenë kurrë një opsion për ne. Ai nuk është në planet tona, nuk kemi nevojë për shërbimet e tij. Ka pasur ofertë direkte dhe indirekte, por nuk ka interesuar fare.

Sergio dëshiron të rikthehet te Sevilla? Edhe unë dua të kem një avion personal timin, por a ma jepni dot?!”, theksoi kreu i klubit andaluzian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco