Greqia hap dyert për Superkupën e Europës, City dhe Sevilla kërkojnë trofeun

Greqia hap dyert për Superkupën e Europës, City dhe Sevilla kërkojnë trofeun

10:15, 16/08/2023

 

Një natë magjike do të jetë sonte në Pire të Greqisë, pasi do të zhvillohet përballja e Superkupës së Europës. Manchester City dhe Sevilla do përballen në orën 21:00 në stadiumin “Karaiskakis”.

Qytetarët bënë një rrugëtim fantastik sezonin e kaluar në Champions League dhe u kurorëzuan si kampionë të Europës. Skuadra e Guardiolës mposhti Interin në finalen e Stambollit me rezultatin 1-0 dhe sonte do të kërkojë dhe një trofe siç është Superkupa e Europës.

Gjithashtu dhe Sevilla shkëlqeu në aventunrën e saj të Europa League duke dalë kampoionë. Edhe skuadra spanjollë bëri të njëjtën gjë si City, duke mposhtur një ekip italian, Romën. Sonte të dyja ekipet do të përballen për trofeun e Superkupës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco