VIDEO/ Lionel Messi dhuron 'show', Interi Miami në finalen e Kupës së Ligës

VIDEO/ Lionel Messi dhuron 'show', Interi Miami në finalen e Kupës së Ligës

08:45, 16/08/2023

Lionel Messi nuk ndalet në aventurën e tij të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kualifikuar Inter Miamin në finalen e Kupës së Ligës. Ylli argjentinas kontriboi në fitoren e ekipit të tij ndaj Philadelphia Union me shifrat 4-1.

Gjithashtu, për Inter Miamin arriti të realizojë dhe transferimi i verës, Jordi Alba. Në 6 sfidat e para të luajtura me fanellën e klubit amerikan, Messi ka arritur të realizojë plot 9 gola.

Me fitoren e korrur ditën e sotme ndaj Philadelphia Union, Inter Miami tashmë do të përballet në finalen e Kupës së Ligës përballë Nashville SC.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco