Transferimi i Nejmar në Arabi vendos rekord, zbulohen shifrat marramendëse për brazilianin

Transferimi i Nejmar në Arabi vendos rekord, zbulohen shifrat marramendëse për brazilianin

09:54, 16/08/2023

Sulmuesi brazilian Nejmar i ka dhënë fund etapës së karrierës së tij në PSG, duke u transferuar në kampionatin e Arabisë Saudite. Futbollisti është prezantuar si lojtari më i ri i Al Hilal, teksa më në fund ka bërë të lumtur edhe PSG-në.

Në fakt, shitja e tij vendos një rekord për klubin francez, pasi bëhet më e shtrenjta në historinë e tij, duke lënë pas me shumë diferencë kalimin e Gonçalo Guedes për 40 milionë euro te Valencia. Nejmar është shitur për shifrën 90 milionë euro te Al Hilal, teksa 40 milionë euro të tjera janë caktuar me klauzola lehtësisht të realizueshme, që u përkasin numrit të ndeshjeve dhe golave të shënuar, si dhe 10 milionë euro të tjera që janë pak më të vështira për t’u realizuar e që i përkasin trofeve individualë, që çojën shifrën përfundimtare deri në 140 milionë euro.

Ndërkohë, Nejmar do të jetë një nga futbollistët më të paguar në planet, pasi rroga e tij dhe bonuset raportohet se çojnë shifrën deri në 100 milionë euro në sezon, duke barazuar pagesën e Karim Benzema po në kampionatin arab.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco