E ardhmja e Rashicës merr kthesë të papritur, arrin akordin me rivalët e Gallatasarait

E ardhmja e Rashicës merr kthesë të papritur, arrin akordin me rivalët e Gallatasarait

22:48, 15/08/2023

E ardhmja e Milot Rashicës, duket se ka marrë një kthesë të papritur.

Kur të gjithë prisnin që sulmuesi në pronësi të Noruiçit, të transferohet te Gallatasarai, skuadra ku luajti si i huazuar sezonin e kaluar, ka ndodhur një surprizë e madhe, teksa raportohet se Rashica po udhëton drejt Turqisë, për të nënshkruar me Beshiktashin, skuadrën rivale të Gallatasarait. 

Bëhet me dije se shqiptari i Kosovës, po transferohet për 5.3 milionë euro nga Noruiçi dhe akordi në parim është arritur, teksa pritet vetëm zyrtarizimi në ditët në vijim.

Në sezonin që sapo u mbyll, 27-vjeçari u aktivizua 25 ndeshje si i huazuar te Gallatasarai ku arriti të realizonte 4 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco