Leao rrëfen momentin që u vu në siklet: Kur një tifoz më puthi këmbët

Leao rrëfen momentin që u vu në siklet: Kur një tifoz më puthi këmbët

21:01, 15/08/2023

Rafael Leao është gati të nisë vitin e katërt me fanellën e Milanit, teksa pas rinovimit portugezi është shndërruar në një prej lojtarëve më me peshë në ambientin kuqezi, aq më tepër kur i është besuar edhe numri 10.

Së fundmi, nëpërmjet një rubrike pyetje përgjigje për “The Residency”, Leao zbulon disa detaje në lidhje me golin më të bukur që ka shënuar si dhe aspektet negative të famës.

“Cili është qendërsulmuesi më i mirë në histori? Për këtë nuk kam dyshime, është Cristiano Ronaldo.

Momenti më emocionues për mua te Milani mbetet momenti i debutimit, ndërsa goli më i mirë është ai i ndaj Atletico Madridit në Champions.

Aspekti negativ i famës? Njerëzit të njohin në rrugë dhe të kërkojnë pambarimisht për foto.

Fotot janë pjesa më e keqe e famës.

Momenti më turpërues për mua? Kur një tifoz më puthi këmbët”, zbuloi Leao.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco