Luis Enrique i kthehet Mbapes: Askush nuk është mbi klubin!

Luis Enrique i kthehet Mbapes: Askush nuk është mbi klubin!

15:52, 11/08/2023

Sot do të rikthehet kampionati francez, teksa PSG do të debutojë mbrëmjen e nesërme në përballjen me Lorient.

Në prag të këtij takimi, trajneri Luis Enrique ka folur para mediave dhe ka sqaruar vendimin për Mbapen.

“Situata e Mbape nuk është e re. Një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe është gjetur një zgjidhje pozitive mes lojtarit dhe klubit. Më kujtohet filozofia e PSG-së: askush nuk është mbi klubin.

Neymar? Unë nuk flas për bisedat personale që bëj. Vendimi që do të marrë do të bëjë të qartë mendimin tim për këto çështje. Dembele është një lojtar i PSG-së 99%. Nuk mund të jetë gati nesër për arsye ligjore por është pjesë e jona”, u shpreh Enrique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco