VIDEO/ Presidenti i klubit turk mahnitet nga Arlind Ajeti: Ta blejmë këtë lojtar!

VIDEO/ Presidenti i klubit turk mahnitet nga Arlind Ajeti: Ta blejmë këtë lojtar!

20:54, 05/08/2023

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti u transferua në muajin korrik nga Pordenone te rumunët e Cluj, klub me të cilin firmosi një kontratë 2-vjeçare.

Ajeti gjeti tek ekipi i ri Ermal Krasniqin, ish-sulmuesin e Ballkanit.

Cluj u eliminua nga turqit e Adanasporit në raundin e dytë të Conference League.

Sfida në Rumani përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që turqit fituan 2-1 përballjen e kthimit, duke siguruar edhe avancimin në turneun europian.

29-vjeçari e luajti të plotë ndeshjen kundër skuadrës së Patrick Kluivert, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë.

Performanca pozitive e Ajetit (21 ndeshje dhe një gol me kombëtaren kuqezi) tërhoqi vëmendjen e presidentit të Adanasporit.

Kreu i klubit turk, Murat Sancak zbriti në fushë sapo mbaroi ndeshja dhe iu afrua mbrojtësit shqiptar, të cilin e komplimentoi për takimin e zhvilluar.

Pas përgëzimeve erdhi edhe “urdhri” kundrejt drejtorit sportiv të klubit: “Ne duhet ta transferojmë këtë futbollist!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco