Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Bashkohuni me ne’/ ‘TKZ’ premton mbështetje maksimale të Kombëtares për ‘finalen’ me Poloninë

‘Bashkohuni me ne’/ ‘TKZ’ premton mbështetje maksimale të Kombëtares për ‘finalen’ me Poloninë

20:33, 05/08/2023

Kombëtarja e Shqipërisë luan në ditët e para të shtatorit dy ndeshje vendimtare për ëndrrën Euro 2024.

Kualifikimi në Europianin që do të organizohet në Gjermani, është objektivi i kuqezinjve të Sylvinhos.

Shqipëria, që renditet e dyta në grupin E me 6 pikë pas 3 ndeshjeve të para, sfidon Çekinë në Pragë në datën 7 shtator. Ndërkohë që tri ditë më vonë zbarkon Polonia në “Air Albania”.

Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kanë nisur përgatitjet për dy duelet e rëndësishme.

Kombëtarja pritet të mbështetet nga një numër i madh tifozësh në transfertën çeke, ndërkohë që e zjarrtë do të jetë atmosfera ndaj polakëve në kryeqytet.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ, që nuk i lë kurrë vetëm lojtarët kuqezi, ka njoftuar detajet e organizimit të takimit ndaj Polonisë.

POSTIMI I TKZ-së

“Të dashur Tifoza Kuq e Zi,

Në vijim të ndeshjeve eliminatore për kampionatin UEFA EURO 2024, ju ftojmë që të na bashkoheni në organizimin tonë të radhës:

SHQIPËRI  – Poloni

10 shtator 2023, Ora: 20:45, stadiumi “Air Albania”.

Çmimi i biletës: 1500 lekë/ 15€

Afati i fundit për rezervim:

25 gusht 2023, ora 21:00‼️

KUJDES!

Tifozat Kuq e Zi bëjnë rezervimin dhe shitjen e biletave vetëm për anëtarët e tifogrupit!

Biletat duhet të parapaguhen që rezervimi të quhet i plotë.

*Biletat janë të limituara prandaj afati për rezervim mund të mbyllet më herët se data 25 gusht 2023.

O sa mirë me qenë Shqiptar!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco