Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

E jashtëzakonshme Laura Fazliu, fiton medaljen e artë në Budapest

E jashtëzakonshme Laura Fazliu, fiton medaljen e artë në Budapest

18:25, 05/08/2023

Laura Fazliu ka shkëlqyer në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare arriti të stolisej me medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu triumfoi me IPPON ndaj japonezes, Miku Takaichi në një duel që e dominoi vazhdimisht.

Në përgjithësi, Laura Fazliu pati paraqitje mjaft të mira. Ajo e nisi me fitore ndaj rumunes, Florentina Ivanescu në raundin e parë, ndërsa në të dytin e mundi izraeliten, Kerem Primo.

Në çerekfinale ajo triumfoi ndaj çekes, Renata Zachova, kurse në gjysmëfinale ishte më e mirë se xhudistja japoneze, Megumi Horikaëa.

Sot garoi gjithashtu edhe Akil Gjakova, që u rendit i shtati në kategorinë e tij.

Në përgjithësi, ekipi kosovar i xhudos fitoi dy medalje nga ky turne.

Dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndërsa, kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova, u ndal në raundin e dytë ne kategorinë deri në 57 kilogramë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco