Zyrtare! Dinamo emëron trajner Luixhi Di Biaxhon, Memushaj pjesë e stafit

Zyrtare! Dinamo emëron trajner Luixhi Di Biaxhon, Memushaj pjesë e stafit

23:39, 01/08/2023

Luixhi Di Biaxho është zyrtarisht trajneri i Dinamos! Klubi kryeqytetas ka njoftuar zyrtarizimin e legjendës italiane në krye të stolit, teksa zë vendin e Dritan Mehmetit.

Njoftimi i klubit Dinamo

“Luigi Di Biagio është trajneri i ri i Dinamos!

Tekniku 52-vjeçar ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën dhe ka drejtuar seancën e parë stërvitore në Carpegna (Itali), aty ku blutë janë zhvendosur ditën e sotme për të kryer edhe pjesën e dytë të fazës përgatitore.

Di Biagio ka drejtuar më parë kombëtaren italiane U21 në vitet 2013-2019 ndërsa pati edhe një përvojë në vitin 2020 me skuadrën e SPAL-it në Serinë A. Në vitin 2018 pati edhe një eksperiencë me kombëtaren A të Italisë, si trajner i përkohshëm për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë

Trajneri Di Biagio do të ketë edhe dy ndihmës në stafin e tij, ish-futbollistin e kombëtares kuq e zi, Ledian Memushaj dhe trajnerin italian Fabrizio Picareta”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco