Premtimi i portierit 34-vjeçar të Bayernit: E zëvendësoj unë Neuerin, kam dhënë prova

Premtimi i portierit 34-vjeçar të Bayernit: E zëvendësoj unë Neuerin, kam dhënë prova

13:14, 31/07/2023

Yann Sommer është gjithnjë e më afër Interit, ndërkohë që Bayern Munchen po kërkon prej kohësh një portier, i cili do të luajë në vendin e Manuel Neuer, derisa kapiteni të rikthehet sërish në formë.

Spanjolli David Raya është një nga objektivat e kampionëve të Gjermanisë, ndërkohë që pjesë e skuadrës është edhe Sven Ulreich.

“Gardiani” 34-vjeçar e ka zëvendësuar edhe më parë Neuer.

Dhe shpreson ta bëjë sërish, duke ftuar drejtuesit dhe trajnerin Tuchel që t’i besojnë.

“E di që te Bayerni luajnë rol të rëndësishëm edhe disa gjëra të tjera. Por do të lumturohesha nëse do të kisha mundësinë të tregoja veten.

Unë mendoj se zhvillova një punë shumë të mirë kur zëvendësova Manu (Neuer) në vitin 2018. Por, ky është Bayerni, këtu merren vendime edhe në bazë të disa aspekteve të tjera.

Kështu që është legjitime që të përflitet për blerjen apo afrimin e portierëve të tjerë”, u shpreh Ulreich, i cili ka edhe një vit kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco