Mbrojtësin e Realit nuk e duan as arabët

Mbrojtësin e Realit nuk e duan as arabët

12:30, 31/07/2023

Real Madridi shpenzoi 50 milionë euro për Ferland Mendy në verën e vitit 2019, duke e transferuar nga francezët e Lyonit. Pavarësisht se e nisi shumë mirë aventurën në “Santiago Bernabeu”, mbrojtësi i majtë nuk e mbajti ritmin dhe nuk ia doli të fitonte zemrat e tifozëve.

Vitet e fundit nuk ka luajtur shumë, dhe tani nuk bën më pjesë në planet e së ardhmes së klubit të famshëm.

28-vjeçari vuajti në miqësoren përballë Barcelonës, sfidë të cilën “Los Blancos” e humbën 3-0.

Francezi nuk e përballoi dot bashkëpatriotin e tij Ousmane Dembele.

Tifozët e Realit nuk e duan dhe kanë ndërmarrë një nismë në Twitter, duke ua ofruar lojtarin gjithë klubeve saudite.

Por vetëm heshtje dhe refuzim pas “reklamës” së tifozëve spanjollë… I vetmi klub nga Arabia Saudite që reagoi pas “ofertës” së tifozëve të Realit ishte Al-Fateh.

Që e mori me shaka këtë propozim nga mbështetësit e Realit, teksa u përgjigj: “Faleminderit, por mund ta mbani në ekipin tuaj”…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco