Gjithçka ose asgjë në Londër: 90 milionë euro gati për Kane, Tottenham në dielmë

Gjithçka ose asgjë në Londër: 90 milionë euro gati për Kane, Tottenham në dielmë

09:30, 29/07/2023

Drejtuesit e Bayernit nuk heqin dorë nga sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane dhe sipas mediave nga Gjermania, oferta e fundit është gati për sulmuesin e skuadrës nga Londra.

Sipas mediave gjermane, drejtuesit e Bayernit dhe ekipi negociator kanë udhëtuar drejt Londrës në përpjekje për të bindur presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy për të shitur Kane, dhe pas të gjitha negociatave, thuhet se ata duhet të rrisin më tej ofertën e tyre.

Bayerni do të dërgojë një ofertë të tretë në shumën 90 milionë euro për shërbimet e Kane, pasi dy oferta u refuzuan, pavarësisht se bëhet fjalë për një lojtar që ka mbushur 30 vjeç dhe po hyn në vitin e fundit të kontratës.

 

Prandaj, është e qartë se ai mund të largohet nga klubi vitin e ardhshëm si lojtar i lirë, gjë që pas ofertës së refuzuar prej 90 milionë eurosh mund të jetë katastrofike për biznesin e gjelave.

 

Po ashtu, shkruhet se garës i është bashkuar PSG-ja, e cila është në kërkim të një sulmuesi ndërsa saga për të ardhmen e Kylian Mbappe vazhdon, por mesa duket Kane ia ka dhënë fjalën tashmë Bayernit dhe dëshiron vetëm të vazhdojë karrierën në këtë klub.

 

Kane ka luajtur gjithsej 435 ndeshje për Tottenhamin dhe ka shënuar 280 gola, ndërsa për kombëtaren e Anglisë ka luajtur 84 ndeshje dhe ka shënuar 58 gola.

 

Edhe pse prej vitesh është një nga sulmuesit më të mirë në Angli, Kane nuk ka fituar asnjë trofe zyrtar me Tottenhamin dhe kjo është arsyeja pse ai tani dëshiron të largohet nga klubi. Shumë skuadra të mëdha e kërkonin më herët, por ai qëndroi gjithmonë në Londër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco