Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Ka vendosur që e ardhmja e tij do të jetë në Torino, Lukaku refuzon 100 milionë

Ka vendosur që e ardhmja e tij do të jetë në Torino, Lukaku refuzon 100 milionë

21:41, 24/07/2023

 

Pakti i bërë mes Romelu Lukakut dhe Juventusit, pas përfundimit të aventurës së belgut me fanellën e Interit, i reziston edhe pengesave më të fundit.

Sipas “Corriere dello Sport”, klubet arabe kërkojnë me ngulm sulmuesin dhe i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare lojtarit ku do të përfitojë 100 milionë euro si dhe Chelseat 50 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Chelsea pëlqen më shumë alternativën arabe, por “Big Rom” nuk do t’ia dijë, tashmë ka vendosur që e ardhmja e tij do të jetë në Torino, ku e pret një kontratë 3-vjeçare me 9 milionë euro në sezon. Lukaku do vetëm Juventusin, që i ofron londinezëvë me pak para se arabët, rreth 40 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco