Chelsea nuk ndalet në merkato, ‘blutë’ piketojnë yllin e Premier League

Chelsea nuk ndalet në merkato, ‘blutë’ piketojnë yllin e Premier League

19:50, 24/07/2023

Chelsea mund të quhen një ndër klubet më aktive në këtë merkato vere, teksa pas largimeve të shumta, tanimë tekniku Pochettino po fillon të mbledhë “copëzat” që i nevojten për të ngritur londinezët më majat e futbollit evropian.

Ndër, lojtarët që i nevojiten teknikut argjentinas është dhe “fantazisti” francez i Crystal Palace, Michael Olise, për të cilin bordi i “bluve” ka bërë dhe ofertën e parë prej 45 milionë eurosh, mirëpo duket se kjo ofertë nuk do të jetë e mjaftueshme, pasi drejtuesit e Palace kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e 21-vjeçarit.

Image

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin që sapo lamë pas, Olise arriti të zbresë në fushë plot 37 herë për skuadrën e tij, ku arriti të shënojë 2 gola, si dhe të dhurojë plot 11 asistime për shokët e tij të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco